British Council në partneritet me MAShT-in në kuadër të programit “Shkollat e shekullit 21” ka organizuar “Sfidën e Kodimit” për shkollat fillore dhe të mesme në Kosovë, raporton Ekonomia Online.
Menaxherja e projektit “Shkollat e shekullit 21” nga British Council, Arlinda Bajgora, tha se gjatë kësaj faze janë trajnuar 124 shkolla ndërkaq në fund janë kualifikuar 18 prej tyre.
Gjatë këtij trajnimi mësimdhënësit kanë fituar mikrobit (pajisje e cila i ndihmon nxënësit dhe mësimdhënësit t’i marrin hapat e parë të programimit).
“Programi ka për qellim trajnimin e mësimdhënësve në tri shkathtësi shkencore të shekullit 21 të cilat janë mendimi kritik, zgjedhja e problemit kodimi. Pasi që mësimdhënësit të trajtohen nga British Council ata fitojë një numër të konsiderueshëm të mikrobitëve”.
“Mikrobit është një pajisje e cila i ndihmon nxënësit dhe mësimdhënësit t’i marrin hapat e parë të programimit dhe pastaj pritet nga mësimdhënësit që të punojnë në këto 3 shkathtësi bashkë me nxënësit. Si pjesë e programit është edhe organizimi si sfidë e kodimit. Të gjitha shkollat që kanë fituar përfituar mikrobitët ata kanë të drejtë në një konkurs e cila quhet “Sfida e kodimit”.
Ajo tha se tre vendet e para do të shpërblehen me pajisje të cilat do t’i ndihmojnë t’i përdorin mikrobitët dhe të kodojnë.
Fituesit nuk do të fitojnë vlera monetare, por ata do të fitojnë pajisje me vlerë prej 400€.
“24 shkolla i kemi trajnuar në këtë trajnim dhe i kemi dhënë mikrobit, por gjithsej janë kualifikuar 18 shkolla. Gjithsej janë 35 nxënës nga këto shkolla ku një nxënëse garon e vetme nga një shkollë. Sot këta nxënës do të kenë mundësi t’i prezantojnë projektet e tyre të kodimit dhe pastaj do të zgjedhën 3 vendet më të mira. Tre vendet e para do të shpërblehen me pajisje të cilat do t’i ndihmojnë t’i përdorin mikrobitet dhe të kodojnë. Fituesit nuk do të fitojnë vlera monetare, por ata do të fitojnë pajisje me vlerë prej 400€. Vendi i parë dhe vendi i dytë do të kenë mundësi të marrin pjesë edhe në garën rajonale e cila do të mbahet në Tiranë”, tha Bajgora, raporton EO.
Olti Krasniqi nga shkolla “Ismail Luma” në Lipjan tregoi për projektin që kanë arritur ta realizojnë. Ai tha se në këtë projekt kanë treguar se si mikrobiti mund të fuqizojë një qytet.
“Ne e kemi bërë një projekt të cilin e kemi quajtur Mikrocity. Ne këtë projekt kemi shfaqur se si mikrobiti mund të fuqizojë një qytet dhe të gjitha funksionet që janë në qytetin tonë. Së pari kemi paraqitur një mirëseardhje , gjithashtu përmes mikrobitit kemi programuar edhe dritat të cilat mund të ndizen dhe të fiken. Poashtu kemi edhe një semafor i cili sinjalizon veturat se kur të ndalen dhe të nisen, po ashtu edhe një termometër i cili e paraqet temperaturën e tanishme në këtë objekt dhe një mikrobit që mat lagështinë e dheut për me realizu projektin na ka marrë kohë rreth dy javë”, tha ai, raporton EO.
Ai tha se është ndierë shumë i lumtur kur ka marr vesh se është përzgjedhur që do të merr pjesë në këtë trajnim.
Në ora 13:00 do të bëhet edhe shpallja e fituesve, po ashtu do të jenë të pranishëm Ministri i Arsimit, Shyqiri Bytyqi dhe Ambasadori anglez, Nicholas Abbot.