Shaheen: S’duam që të ketë më shumë konflikte siç po e shohim në Ukrainë

Prishtinë | 13 Tet 2023 | 11:22 | Nga Gzim Mujaj Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Senatorja e Shteteve të Bashkuara, Jeanne Shaheen, tha se shpreson se Serbia të bashkëpunojë për hetimin e sulmit të shtatorit ndaj Policisë së Kosovës, raporton Ekonomia Online.

Sipas saj, përgjegjësit duhet të sillen para drejtësisë. Ajo pohoi se nuk duan që të ketë më shumë konflikte siç po e ndodh në Ukrainë.

“Kur dëgjuam për ngjarjet e 24 shtatorit patëm dëshirë  që të vijim që të shprehim ngushëllimet për policin e vrarë. Mendoj se është shumë e rëndësishme që përgjegjësit të japin llogari dhe që Serbia të bashkëpunoj në hetimet që po vazhdojnë”.

“Mendojmë që është kohe e duhur që stabiliteti i këtij rajoni dhe Kosovës nënkupton një lloj marrëveshje me Serbin është koha kur BE dhe ShBA janë të përqendruar në këtë rajon. I pamë javën e kaluar se çka ndodh kur ka urrejtje, konflikte që qytetarët janë ata që humbasin. Nuk duam që të ketë më shumë konflikt siç po e shohim në Ukrainë. ShBA-të qëndrojnë krahë jush, me erdhe morë që pash rritjen e numrit e ushtarëve të KFOR-i”, tha ajo.

LEXONI EDHE:

Të ngjashme