Shahini: MSA-ja nuk ndikoi në rritje të eksportit

Prishtinë | 26 Dhj 2016 | 14:24 | Nga Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Marrëveshja për Stabilizim Asociim (MSA) si marrëveshje e parë me Bashkimin Evropian (BE) nuk ndikoi në rritje të eksportit të produkteve të vendit, por se kjo marrëveshje vazhdon të jetë mundësi për bizneset kosovare.

Kështu ka thënë Agim Shahini, kryetar i Aleancës Kosovare të Bizneseve (AKB) në konferencën përmbyllëse  për vitin 2016, i cili foli për ekonominë e vendit dhe sfidat e vitit 2016.

Agim Shahini, kryetar i AKB-së, tha se si rezultat i mos liberalizimit të vizave, kosovarët shpenzuan rreth 20 milionë euro.  Sfidë tjetër dëmtim i imazhit të vendit ishin edhe bisedimet Kosovë- Serbi dhe efekte e tyre në ekonomi ishin jo në favor të Kosovës.

Ato ndërtuan mure në veri, kanë rritur eksportin e Serbisë në Kosovë dhe sipas vlerësimeve tonë ky vit përmbyllet me 400 milionë euro të eksporteve të Serbisë drejt Kosovës.

“Kosova mbetet vendi që më së paku në Ballkanin Perëndimor ka eksportuar”, tha Agim Shahini.

Ai shtoi se marrëveshja Kosovë – Mali i zi për demarkacion ishte mollë sherri në mes Qeverisë dhe opozitës dhe kjo ishte shumë e dëmshme për zhvillimin ekonomik, për investitorët e huaj dhe si pasoj e kësaj kemi edhe ikje të investitorëve dhe dëmtim të imazhit.

Sfidë mbetet  Asociacioni i Komunave Serbe që po e dëmton imazhin e vendit dhe po e shkatërron tërë ekonominë për shkak të frikësimit të investitorëve. Integrimi dhe njohjet e  Kosovës kanë stagnuar për vitin 2016 dhe ishte e zbehtë dhe si rezultat i saj ka pasur shumë pak njohje të shtetit e pak lëvizje ndërkombëtare.

“MSA nuk arriti të rritë eksportin e prodhimeve vendore drejt BE-së, por mbetet që në të ardhmen të jetë një mundësi e mirë”, tha Shahini.

Ai tregoi se sivjet mbeten të pashqyrtuara shumë ankesa të bizneseve për shkak të mos funksionimit të Bordit të Pavarur për Shqyrtimin e Ankesave dhe Parashtresave  e  i cili nuk u riaktivizua, duke ju mohuar e drejta bizneseve.

Akciza në lëngje jo alkoolike edhe këtë vite mbeti në fuqi dhe kjo mbetet një problem i pazgjidhur, ku prodhuesit e vendit duhet të paguajnë akcizën dhe reformat e institucioneve nuk e kanë prekur këtë kategori. Taksat në lëndë të parë dhe teknologji ende mbeten në fuqi për shumicën e tyre.

Sipas tij TVSh-ja nuk zbriti çmimin e bukës, energjisë dhe produkteve esenciale.

“Rritja ekonomike e proklamuar nga qeveria i shkurtoj rreth 40% investimet e huaja në vitin 2016/2015. Po ashtu kishin proklamuar se është rritur  punësimi, e i cili  ishte dukshëm më i vogël se sa ai i  pritjes dhe premtimeve   që ishte 33.9 për qind vitin ee shkuar e tash kinse është 26.6% e të cilat nuk janë të sakta, kur dihet se sivjet investimet e huaja kanë pasur rënie”, tha Shahini.

Ai shtoi se informaliteti  mbete sfidë e i cili u rrit  mbi 35% nga ai 33% sa ishte në vitin 2015. Ai tregoi se prodhimi vendor nuk arriti të zëvendësoj importin ai u rrit edhe në vitin 2016. Deficitet tregtare mbeten të larta në raport 88 % – 12% të eksportit.

Janë disa projekte të parealizuara edhe pse ishte premtuar nga institucionet realizimi i tyre, si Brezovica, ku investimet në të dështuan plotësisht dhe nuk ka asgjë. Po ashtu ndërtimit të Termocentralit nga kompani amerikane  në vlerë 1 miliardë euro ende nuk ka filluar dhe shpresojmë që nuk do të ngec tërësisht.

Sipas tij sektori më profitabil ë vend ishte sektori financiar i patundshmërisë dhe ai i ndërtimit.

Çështje tjetër është se  AKP-ja dështoi në privatizimin e aseteve publike përgjatë gjithë vitit 2016 ato ishin të vogla ngaqë edhe krahas saj munguan investimet e që vitin 2017 të ketë rritje të shitjes së aseteve apo privatizimit  Ligji për Investime Strategjike në Kosove ishte risi, por nuk pati efekte të dukshme dhe nuk u panë fare dhe në të ardhmen pritet të ketë investime . Ligji për Trepçën u miratua kjo ishte e mirë për Kosovën.

Agim Shahini, kryetar i AKB-së tha se edhe viti 2017 do të jetë një vit sfidues, sepse  do të  nisë Gjykata Speciale, do të nisë presioni për fillimin e Asociaconit të Komunave Serbe, Demarkacioni me Malin e Zi.  Po ashtu viti 2017 do të jetë vit zgjedhor, ku do të mbahen zgjedhjet e reja.

“Të gjitha do jenë pengesë të zhvillimit të agjendës ekonomik si dhe përmbushjen e buxheti prej 2 miliardë euro”, tha kryetari I AKB-së Agim Shahini.

Lumnije Ajdini, menaxhere e AKB-së ka prezantuar aktivitete e AKB-së për vitin 2016 dhe planet për vitin 2017.

Ajo tregoi  se gjatë këtij viti janë organizuar aktivitete promovuese, konferenca, tryeza, analiza hulumtuese, forume biznesore ndërkombëtare, me qëllim të promovimit të prodhimeve vendore në Kosovë, vendet e rajonit dhe në BE. Po ashtu ajo informoi se AKB kanë kërkuar në Këshillin Kombëtar për Zhvillim Ekonomik zgjerimin e listës së produkteve për lirim nga taksat doganore. Është kërkuar riaktivizimi i Bordit të Pavarur për Rishqyrtimin e Ankesave. Po ashtu edhe reformat në strukturën tarifore të energjisë.

“Prodhuesit vendor përballen me sfida të shpeshta e të cilat duhet të eliminuar në vitin që po vjen”, tha Ajdini.

Sipas saj  AKB-ja  në Këshillin Ekonomik Social gjatë vitit ka kërkuar që sa më shpejt të amandamentohet Ligji i Punës dhe të harmonizohet me marrëveshjen e përgjithshme kolektive dhe presim që në fillim të vitit 2017 ta kemi një diskutim publik mbi këtë ligj e në veçanti pushimin e lehonave, pagën minimale dhe shumë gjëra tjera. Është kërkuar pezullimin e fillimit të mbledhjes së premiumeve  të sigurimeve shëndetësore të paraparë të nisin nga 1 janari 2017.

akb-media

 

Të ngjashme