Jo të gjithë e kanë pëlqyer shfaqjen e Jennifer Lopez dhe Shakirës në pushimin e pjesëve në “Superbowl”, madje FCC (Komisioni Federal i Komunikimit) në SHBA, ka marrë 1322 ankesa për të.
Jennifer dhe Shakira kënduan dhe kërcyen me super koreografi hitet e tyre më të njohura e pavarëssisht se morën komplimenta nga publiku nga të katër anët e globit, pati dhe nga ata që menduan se shfaqja ishte e papërshtatshme.
Një prej personave që plotësoi një ankesë zyrtare pranë FCC tha se ajo çka kishte parë në ekran ishte “shumë e papërshtatshme” dhe “tepër ofensive”. Ndërkohë të tjerë kanë vënë theksin se ishin një shfaqje e papërshtatshme për fëmijët dhe se të paktën duhet të ishte vendosur një paralajmërim në ekran që të mos ndiqej me familjen. Pati dhe nga ata që e krahasuan me “pornografi”.
Sido që të jetë, performance e J.Lo dhe Shakirës u kosnsiderua një sukses i vërtetë dhe ka marrë më shumë se 135 milionë shikime në Yotube. Shfaaja u konsiderua si një tribut i këngëtareve për rrënjët e tyre latine dhe pati një të ftuar speciale në skenë, pikërisht vajzën e Jennifer, Emma-n. Edhe në rrjetet sociale pati kritika për koreografitë dhe lëvizjet e artisteve, megjitahtë ishin në pakicë të dukshme.