Shakira paraqitet në gjykatë për evazion fiskal

Prishtinë | 08 Qer 2019 | 09:38 | Nga Ekonomia Online

Këngëtarja kolumbiane Shakira është paraqitur në gjykatë në Spanjë për t’iu përgjigjur akuzave për evazion fiskal. Prokurorët pohojnë se këngëtarja nuk i ka paguar 14.5 milionë euro të tatimit mbi të ardhurat, të cilat ajo i fitoi ndërmjet viteve 2012 dhe 2014.

Bashkëshortja 42-vjeçare e Gerard Pique kishte shmangur dhjetëra gazetarë, fotografë dhe kamera televizive në ndërtesën e gjykatës në Esplugues de Llobregat duke hyrë nëpërmjet garazhit.

Prokurorët ngritën akuza dhjetorin e kaluar për kohën kur Shakira kishte jetuar në Kataloni, por përfaqësuesi i këngëtares ka thënë se ajo nuk kishte jetuar në Spanjë deri në vitin 2015 dhe se i kishte paguar të gjitha detyrimet e saj tatimore, shkruan KOHA Ditore.

Kjo është hera e dytë në vetëm dy muaj që Shakira paraqitet në gjykatë. Në maj ajo ishte po ashtu në gjykatë për shkak se u padit për plagjiaturë të këngës “La Bicicleta”, por padia u hodh poshtë pasi u konfirmua se kënga nuk kishte plagjiaturë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme