Shakira ndërpret xhirimet, e ndihmon gazetarin që po arrestohej

Prishtinë | 22 Sht 2022 | 15:02 | Nga Ekonomia Online

Këngëtarja e njohur Shakira ka ndërprerë xhirtimet e këngës së saj më të re. Kjo ka ndodhur pasi një gazetar i cili po përcillte xhirimet e këngës nga afër është arrestuar nga policia.

Paparaci spanjoll Jordi Martin ishte aty për të kapur çdo detaj. Ishte ai që në mes të xhirimeve vuri re skenën dhe regjistroi gjithçka.

Ishte një incident ku përfshihej një gazetar kolumbian, i cili po arrestohej nga policia që ruante zonën në mes të qytetit. “Unë jam gazetar! Ndihmë! Po më godasin, Shakira!”, thirri ai përpara se njerëzit të filloni ta vinin re, përfshirë këngëtaren.

Shakira personalisht urdhëroi që të ndërpriteshin xhirimet, duke shpresuar që gjërat të qetësoheshin dhe situata të bëhej normale. Përveç kësaj, artistja siguroi se gazetari kolumbian i arrestuar njihej nga familja e saj. Prandaj, këngëtarja u ndje shumë e prekur dhe e shqetësuar për të zbuluar se pse policët po e bënin diçka të tillë. Nga ana tjetër, Shakira u duartrokit me admirim që nuk qëndroi indiferente dhe ndërpreu xhirimet e saj vetëm sepse dikush i kërkoi ndihmë.

Rikujtojmë se ylli i muzikës pop po përgatitet për albumin e saj të parë pas pesë vjetësh, mes situatave tejet delikate që po ndodhin në jetën e saj duke nisur që nga akuzat për mashtrim tatimor nga qeveria spanjolle deri te mbyllja e marrëdhënies 12-vjeçare me futbollistin Gerard Pique. Në një intervistë për “Elle” të muajit tetor artistja kolumbiane rrëfeu se sa e vështirë ka qenë jeta e saj pas këtyre ndodhive aspak pozitive.

Të ngjashme