Zbatimi i ndihmës së BE-së, zhvillimet relevante në veri dhe puna e ardhshme e Këshillit Mbikëqyrës dhe Zbatues ishin temat e takimit mes Shefes së Zyrës së BE-së në Kosovë, Nataliya Apostolova dhe Ministrit të Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor të Kosovës, Ferat Shala.
Ambasadorja Apostolova e theksoi nevojën për gjetjen e një zgjidhjeje për murin në Veri të Mitrovicës, që do të ishte funksionale për të gjithë.
Ministri Shala njoftoi për emërimin e një Sekretari për Këshillin Mbikëqyrës dhe Zbatues në ditët në vazhdim.
Të dy palët theksuan kontributin e BE-së në zhvillimin e Kosovës përmes ndihmës së IPA-së.