Në vazhdën e vizitave nëpër komunat e Kosovës, ushtruesi i detyrës së ministrit të Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor Ferat Shala, ka vizituar Komunën e Klinës dhe është takuar me kryetarin e kësaj komune Sokol Bashota.
Në takim u bisedua për problemet e lumenjve Drini i Bardhë dhe Klina dhe për projektet e përbashkëta për rregullimin e shtretërve të këtyre lumenjve. Me theks të veçantë u diskutua çështja e sanimit të vërshimeve në këtë komunë.
Po ashtu, u bisedua për projektet e përbashkëta për trajtimin e ujërave të zeza në Komunën e Klinës.
Bashkëbiseduesit u dakorduan për vazhdimin e bashkëpunimit dhe bashkërendimit të aktiviteteve në fushën e mbrojtjes së mjedisit dhe atë të planifikimit hapësinor.