Shala: E filluam fushatën me bindjen se do ta përmbyllim me fitoren e madhe më 9 shkurt

Prishtinë | 12 Jan 2025 | 10:18 | Nga Ekonomia Online

Kandidati për deputet nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Ferat Shala, ka thënë se kjo parti ka nisur fushatën me bindje për ta përmbyllur me fitore më 9 shkurt.

Ferat Shala në këtë garë mbanë numrin 16.

“E filluam fushatën me bindjen se do ta përmbyllim me fitoren e madhe më 9 shkurt. Sepse Kosova meriton më mirë”, ka shkruar Shala.

Gjatë ditës së djeshme, Shala ka marrë pjesë në dy tubime madhështore, në Negroc e Vuçak.

Negroci vendlindja e mësuesit të tij, Jakup Krasniqit e vendlindja e tij i dhanë përkrahje të pakursyer.

Të ngjashme