Shala: E gjithë familja ishim në shtëpi kur ndodhi shpërthimi

Prishtinë | 29 Gus 2016 | 00:25 | Nga

Një shpërthim i fuqishëm ka ndodhur afër shtëpisë së drejtorit të Përgjithshëm të RTK-së, Mentor Shala. Mjeti shpërthyes është gjuajtur mbrapa shtëpisë dhe policia është në vendin e ngjarjes, duke kryer hetimet, raporton RTK Live.

Vetë Shala e ka konfirmuar sulmin. Ai ka thënë se një mjet shpërthyes, që besohet të jetë granatë, është hedhur në pjesë e prapme të shtëpisë së tij.

Sipas tij, shpërthimi ka qenë i fuqishëm sa që e ka tronditur tërë lagjen Matiçan.

“Në shtëpi kemi qenë e gjithë familja. Fatmirësisht nga ky shpërthim askush nuk është lënduar”, tha Shala, transmeton RTK.

Policia tashmë e ka gjetur siguresën e mjetit shpërthyes.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme