Shala e Hoxha i PDK-së në fshatin Domanek te Drenasit, për t’i dëgjuar kërkesat e banorëve

Prishtinë | 20 Jan 2021 | 20:51 | Nga Ekonomia Online

Ish-deputeti i Kuvendit, Ferat Shala, së bashku me kryetarin e degës së Partisë Demokratike të Kosovës në Drenas, Sejdi Hoxha, kanë qëndruar në fshatin Domanek për t’i dëgjuar nga afër kërkesat e banorëve.

“Së bashku me kryetarin e degës së Partisë Demokratike të Kosovës në Drenas, Sejdi Hoxha, sonte kishim një takim me aktivistët dhe strukturat e nëndegës së PDK-së, në fshatin e lindjes së kryetarit të degës në Domanek”, tha Shala.

“Nga afër dëgjuam hallet dhe kërkesat e banorëve të kësaj ane dhe shpalosëm pjesë nga programi i Rimëkëmbjes, i cili padyshim që ka vënë një theks të veçantë për rajonin e Drenicës”, u shpreh ai.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme