Nënkryetari i LDK-së Kujtim Shala, në seancën e thirrur për Demarkacion tha se kundër qeverisë Mustafa ishin të gjithë pa përjashtim.
“E çmoj jashtëzakonisht shumë komunikimin ndërmjet subjekteve politike por komunikimi është i qetë normal kërkohen më shumë argumente. Dua ti them Glaukut se atë ditë kundër qeverisë së LDK-së keni qenë të gjithë bashkë. Ju keni qenë së paku muaj përpara partner sepse nuk ka mundësi kaq shpejt. Nëse sot nuk do të arrijmë ta ratifikojmë, ne do të mbështesim çdo gjetje tjetër. Ne po mundohemi që ti gjejmë kësaj marrëveshje një legalitet në përputhje me ligjin ndërkombëtar”, tha ai.
Ndërkaq Glauk Konjufca tha se qeverinë Mustafa e ka rrëzuar vetë vota e koalicionit të tyre.
“Na u gjetëm përpara një momenti ku me votën tonë me e rrëzu qeverinë Mustafa ku ka ma kënaqësi, por juve ju ka rrëzuar koalicioni juaj. Unë do ta kisha votuar njëqind herë”.