Ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Ferat Shala, ka nënshkruar tri marrëveshje me kryetarin e komunës së Deçanit, Rasim Selmanaj, për përmbylljen e tri projekteve.
“Sot në Prishtinë, bashkë me ministrin e MMPH-së, z. Ferat Shala nënshkruam tri memorandume për përmbylljen e tri projekteve të rëndësishme për qytetarët e komunës së Deçanit: Ujësjellësi për 10 fshatra dhe kyçja në burime të reja në vlerë prej 100 000 euro; Kanalizimi në Deçan faza e dytë dhe tretë në vlerë prej 160 000 euro; Rregullimi i hapësirës gjelbëruese te Verrat e Llukës në vlerë prej 100 000 euro plus 80 000 në rishikim të buxhetit!”, ka bërë të ditur kryetari i Deaçanit Rasim Selmanaj, përmes një postimin në rrejtin social Facebook.
“Jo më larg se në maj të këtij viti përmbyllen këto tri projekte vlera e të cilave shkon rreth 4 milionë euro, të financuara nga komuna dhe MMPH-ja”, ka shkruar ai.