Ministri i Tregtisë dhe Industrisë (MTI), Endrit Shala, gjatë raportimit në Komisionin për Punë të Jashtme, Diasporë dhe Investime Strategjike, tha se nga shkurti i vitit 2018 deri dhjetor në MTI janë pranuar 11 kërkesa për statusin e investitorit strategjik.
Por me ndryshimin e udhëzimit administrativ veç nga janari janë pranuar 12 kompani, 9 janë për miniera, 2 të turizmit dhe 1 industri ushqimore, raporton Ekonomia Online.
Sipas tij, i gjithë procesi i zbatimit të ligjit për investime strategjike është proces kompleks dhe kërkon angazhim të madh të MTI-ja.
“Nga shkurti 2018 deri dhjetor në MTI janë pranuar 11 kërkesa për statusin e investitorit strategjik. Nga hyrja në fuqi e udhëzimit strategjik kanë aplikuar 12 kompani, 9 janë për miniera, 2 të turizmit dhe 1 industri ushqimore”.
“I gjithë procesi i zbatimit të ligjit për investime strategjike është proces kompleks dhe kërkon angazhim të madh të MTI të agjencionit KIESA që është zbatuese e ligjit dhe me kapacitet që kemi si agjenci është duke paraqitur vështirësi në përmbushjen e obligimeve cilësore, kjo nuk d.m.th që KIESA nuk po kryen obligimet e parapara por me përmbushjen e kërkesave të agjencionit në fjala do ishte e mirëseardhur të jemi me efikas në zbatimin e këtij ligji”.
“Implemnetues dhe zbatues është MTI dhe agjencioni që është në kuadër të MTI pra KIESA, ministri i diasporës ka të drejtë dhe obligim të zbatojnë ligjet dhe të flasin për mundësinë e thithjes së investimeve dhe të ndihmojnë gjitha dikasteret qe vendit tonë të i thithim sa më shumë investime”.
“Ne si MTI nuk kemi filluar iniciativë për plotësim ndryshim të ligjit, për të u kategorizuar si investitor strategjik në sektorin energjetik e miniera vlera minimale duhet të jetë 30 milionë euro, për turizëm së paku 20 milionë euro dhe janë të përcaktuara me ligj gjitha vlerat tjera”, tha Shala.
Shala tha se masa 100% ndaj Serbisë dhe Bosnjës nuk i pengon investitorët e huaj, përkundrazi sipas tij, kjo masë i ka nxitur ato.
“Vendimin për masë ndaj produkteve serbe dhe boshnjake e morri qeveria e Kosovës, unë e kam propozuar si ministër siç më obligon Kushtetuta, vendimi është i qeverisë unë besoj se kjo masë nuk i pengon investitorët e huaj”.
“…kjo masë bile shihet nxitëse për një investitor që planifikon të veproj në Kosovë duke ditë së këto dy shtete përpos gjitha barrierave tarifore që kanë pasur çdo ditë të tyre kanë tentuar ta zhbëjnë vetë qenien e Kosovës dhe besoj se një masë e tillë atij i ndihmon duke ditë se me çka janë ballafaquar dhe cili ka qenë impakti i këtyre dy vendeve në Kosovë”.
Shala tha se MTI-ja ka bashkëpunim të mirë me ministrinë e Diasporës ku kjo e fundit angazhohet të gjej investime në diasporë, ndërsa MTI t’i zbatojë.
“Bashkëpunimi i MTI me ministrinë e Diasporës është në nivelin i duhur siç duhet të jetë, ministria e Diasporës e ushtron përgjegjësinë e saj në kontakt me diasporën duke u munduar me thith investime të mundshme nga diaspora dhe nuk shoh problem se pse një zyrtar i qeverisë e ka një emërtim ose mban sesione jashtë dhe kërkon investime për vendin e vet”.
“Vlera 30 milionë është vetëm për energji dhe sektorin për miniera, nuk dua të hy se a duhet të zvogëlohet apo rritet kjo vlerë, ne duhet të kemi parasysh se kur një investitor strategjik e merr ketë status lehtësirat që ofron ky ligj një tavan i tillë duhet të vazhdojë të mbetet se ne duhet të dimë se kujt po ja japim këtë statut, i gjithë ligji e obligon ekzekutivin që gjitha lejet e licenca të përfitojnë brenda 20 ditëve”.
Shala tha se synim i MTI është që secila komunë në Kosovë të ketë zonën ekonomike.
Deputeti i PDK-së, Elmi Reçica tha se MTI-ja ka përkrahjen e Kuvendit që të krijohen lehtësira sa i përket investime strategjike, raporton EO.
“Në ju inkurajojmë dhe duam të jeni s amë efektiv të keni rezultat në investime strategjike në Kosovë dhe karshi kësaj duam qe diaspora jonë të investoj këtu është çështje qe të bëni ju me diasporën koordinim, diaspora të gjej biznese te fuqishme që janë të interesuara të investojnë këtu dhe proceduarat i udhëheqin këtu”.
“Ne si MTI kemi synim që secilës komunë t’i krijojmë zonë ekonomike sepse është mënyra më e mirë për thirrje të investimit dhe të ndihmoj zhvillimin ekonomik të asaj komune dhe të Kosovës”, shtoi Shala.
Deputetja e LDK-së, Vjosa Osmani kërkoi sqarim nga Shala për projektin e Brezovicës.
“Në raportime të mëhershme me Brezovicën na kanë thënë se është njëri ndër projekte strategjike dhe nga këto 12 raste ka qenë një rast që një komunë ka kërkuar të pezullohen punët a është fjala për Brezovicën apo tjetër, cila është ajo komunë që ka kërkuar me ndërpre investimin”.
Shala tha se deri tani në MTI ka të interesuar për investime në Brezocivë, por ende nuk kemi një aplikim.
“Kosovës dhe neve na duhet që të bëjmë projekte atraktive dhe me ato të thithim investitor potencial, nuk kam dashur me përmend emra është projekt i mëhershëm, deri tani në MTI ka të interesuar për investime në Brezocivë por ende nuk kemi një aplikim që MTI me filluar me shqyrtuar dosjen, por ka të interesuar”.
“Kemi të interesuar për Brezovicën, por nuk kemi ende asnjë aplikacion për këtë pjesë. Nuk është kërkesa për pezullim të një subjekti në shqyrtim nga grupi operacional është bërë me kërkesë të komunës së Pejës”.
Shala për Organizatën Botërore të Tregtisë tha se kanë aplikuar për statusin e vendit vëzhgues për tu mundësuar më lehtë anëtarësimi, raporton EO.
“Arsyeja pse u menduar me aplikuar si vëzhgues mënyra më e lehtë me qenë brenda Organizatës Botërore të Tregtisë që më pas Kosova të përfitoj nga të qenit anëtar vëzhgues”.