Ekonomia Online
FUNDIT

Shala i PDK-së: Drenica i dha mbështetje Hoxhajt për ta qeverisur Kosovën në katër vitet e ardhshme

Shala i PDK-së: Drenica i dha mbështetje Hoxhajt për ta qeverisur Kosovën në katër vitet e ardhshme

Sipas rinisë dhe veteranëve të Drenasit, koha e PDK-së po vjen, kështu thotë kandidati për deputet nga kjo parti, Ferat Shala. “Zemra e rinisë së Drenasit rrah për Partinë Demokratike të Kosovës. Rinia dhe Veteranët sot folën në Drenas: koha e PDK-së po vjen”, ka shkruar ai. Tutje, Shala tha se ka pasur takime me […]

Sipas rinisë dhe veteranëve të Drenasit, koha e PDK-së po vjen, kështu thotë kandidati për deputet nga kjo parti, Ferat Shala.

“Zemra e rinisë së Drenasit rrah për Partinë Demokratike të Kosovës. Rinia dhe Veteranët sot folën në Drenas: koha e PDK-së po vjen”, ka shkruar ai.

Tutje, Shala tha se ka pasur takime me plot demokratë entuziastë ku programin elektoral “Rimëkëmbje” e kanë shpalosur bashkë me kandidatin për kryeministër, Enver Hoxhaj.

“Hoxhaj mori sot në Drenicë mbështetje të fuqishme për ta qeverisur Kosovën në katër vitet e ardhshme”, tha Shala.

Sipas Kryeministrit të ardhshëm, Kosova kurrë nuk mund t’ua kompensoj sakrificën me armë të djemve dhe vajzave të Drenicës.

No description available.

Të ngjashme