Kandidati për deputet i PDK-së, Ferat Shala, është takuar me Hazir Thaqin, veteran i luftës çlirimtare.
“Me Hazir Thaçin – veteranin i tri luftërave çlirimtare, njeriun që në trup ka shumë plagë që i ka marrë në betejat e shumta të luftës për liri”, shkruan Shala.
“Haziri është pinjoll i familjes së njohur Thaçi nga Carralluka e Malishevës. Pushka e lirisë në familjen Thaçi pat shkrepur shumë herët, në vitin 1969, kur babai i Hazirit, Muharrem Thaçi, me aktin e tij trimëror, i bëri jehonë të madhe shkeljes së të drejtave njerëzore e kombëtare të shqiptarëve nën Jugosllavinë komuniste”, shtoi ai.
“Hazir Thaçi bënë pjesë në grupin e heronjve të gjallë të luftës. Krenaria dhe trimëria prej luftëtari, e bëjnë këtë burrë të respektueshëm prej të gjithëve”, përfundoi ai.