Shala: Kemi çrregullim të tregut në sektorin e bujqësisë

Prishtinë | 12 Maj 2024 | 16:20 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i Komisionit Parlamentar për Ekonomi, njëherësh deputet i PDK-së, Ferat Shala, ka deklaruar se me ngritjen e çmimeve po goditet konsumatori.

Ai vlerëson për Front Online se sektori i Bujqësisë për shkak të politikave jo adekuate është në gjendje të rëndë.

Ngritja e çmimeve tash e tre vite është dukuri permanente, e cila i ka përcjell sektorët e veçantë në periudhat e caktuara me dinamikë dhe shkallë të lartë të inflacionit. Jashtëzakonisht shqetësuese është kjo ngritje në sektorin e bujqësisë, sepse goditët direkt ekonomia, prodhimi vendor sektori i agrikulturës dhe bujqësisë në përgjithësi i cili ka qenë në gjendje të rëndë për shkak të politikave jo adekuate dhe investimeve”, thotë Shala.

Shala ka kërkuar nga Qeveria subvencione në prodhimin vendor tek produktet me ndikim.

Qeveria është dashur të subvencionojë më shumë prodhimin vendor të produkteve të cilat kanë ndikim në këtë sektor, të ketë politika të qarta në gjithë sektorin e bujqësisë dhe në pjesën e import-makinerive që të kenë mbështetje më të madhe të Qeverisë”, vlerëson Shala.

Deputeti Shala deklaron se tregu në sektorin e bujqësisë është i çrregullt.

“Qeveria është fokusuar vetëm në grante të caktuara që nuk kanë reflektuar në politikë afatgjate të prodhimit vendor dhe të zhvillimit të përgjithshëm agroindustrial, kemi një çrregullim komplet të tregut në sektorin ebujqësisë”, deklaron deputeti Shala.

Të ngjashme