Ministri i Tregtisë dhe Industris, Endrit Shala, përmes një publikimi në rrjetin social Facebook ka ngushëlluar familjen Daci pas vdekjes së Zv.ministrit të diasporës Arian Daci.
Postimi i tij i plotë:
Me dhimbje shumë të thellë mora lajmin për vdekjen e zëvendësministrit të Diasporës, mikut tim Arian Daci.
Kjo vdekje tragjike e Arianit ka tronditur jo vetëm familjen e tij, jo vetëm ne miqtë e tij, por të gjithë qytetarët e vendit.
I shprehi ngushëllimet e mija më të sinqerta për këtë humbje të madhe, akademik Nexhat Dacit, familjes, miqve dhe gjithë bashkëpunëtorëve.