Shala: Konkursi për mësimdhënës, kundërligjor

Prishtinë | 28 Kor 2016 | 14:23 | Nga

Asambleisti i LDK-së në Komunën e Prishtinës, Flamur Shala, ka thënë se konkursi për plotësimin e vendeve të punës për mësimdhënës në shkollat e Prishtinës i datës 25 korrik, i shpallur në faqen e Komunës së Prishtinës, duket mirë të jetë kundërligjor.

“Në konkurs, në asnjë rast nuk shënon se në cilën shkollë të qytetit a në cilën shkollë të fshatit janë ato vende të lira të punës. Me këtë lloj manipulimi, duke shkelur ligjin, shkaktohet huti dhe mësimdhënësve konkurrentë iu bëhet e padrejtë që në fazën e parë. Ata nuk e dinë se në cilën shkollë po konkurrojnë”.

” Shumë keq të bëhen përpjekje të tilla për manipulimin e opinionit dhe të vetë konkurrentëve. Shumë keq që mësimdhënësit e ardhshëm të bien pre e manipulimeve me konkurs kundërligjor që në fillim të realizimit të tij”.

“Komuna, duke i fshehur dhe duke mos i bërë publike shkollat, qoftë në fshatra qoftë në qytet, po i fsheh tendencat e saj të selektimit të konkurrentëve sipas dëshirës dhe jashtë kritereve të transparencës së plotë, madje duke i kamufluar kriteret politike të kryetarit Ahmeties zgjedhjes sipas listave të zyrave të VV-së”.

“Më e keqja do të ishte të shpallej konkursi e të mos përmenden vendet e lira sipas lëndëve mësimore!!!”, ka shkruar ai në Facebook,

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme