Shala: Kosova e bllokuar politikisht, as zgjedhjet s’janë garanci

Prishtinë | 18 Mar 2017 | 14:02 | Nga

Ish-nënkryetari i parë i AAK-së, Blerim Shala, ka thënë se Kosova është e bllokuar politikisht për marrjen e vendimeve të mëdha për Kosovën për shkak se pozita dhe opozita janë barrikaduar në pozicione të kundërta.

Ka thënë se në gjithë këtë situatë, Shteti i Kosovës, po vazhdon të mos ketë mundësi të marrë vendimin më të rëndësishëm për sa i përket demarkacionit. Deputeti i pavarur në Parlamentin e Kosovës ka thënë se politika kosovare s’është fare duke i kryer obligimet për çka është votuar.

“Në shikim të parë, duket që te dy palët, nuk lëshojnë pe në qëndrimet e tyre: Qeveria paralajmëron që Ligji për Ratifikimin e Marrëveshjes do ta dërgojë në Kuvend, opozita paralajmëron që do ta kundërshtojë atë, ndërsa në fakt, nuk ndodhë asgjë, pos që konfirmohet sërish që Kosova është e bllokuar politikisht në marrjen e vendimeve me rëndësi jetike për qytetarët e vet, sepse kjo politikë nuk po i kryen fare detyrat e veta, për të cilat është votuar dhe mandatuar, në mënyrë që t’ua lehtësojë jetën qytetarëve të Kosovës”, ka shkruar Shala, në një tekst autorial, botuar në lajmi.net.

“Nga ky pikëshikimi i sotëm (së paku), nuk është aspak e qartë se a do të mund të ndryshojë kualiteti politik i vendimmarrjes në instancat më të larta politike në vend, në vijim të organizimit të zgjedhjeve të reja parlamentare në Kosovë”, ka shtuar ai.Blerim Shala përpos deputet mban edhe pozitën e Koordinatorit të Dialogut me Serbinë. Në mungesë të Haradinajt, për një kohë, kishte udhëhequr AAK-në, derisa ishte ndarë nga kjo parti kur kishte vendosur të mbajë pozitën e dhuruar nga Qeveria e Kosovës në dialogun me Serbinë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme