Shala: Kurti e refuzoi Ramën për shkak të egos së sëmurë lideriste

Prishtinë | 06 Kor 2023 | 13:07 | Nga Gzim Mujaj Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Ferat Shala, e ka quajtur sjellje naive refuzimin e kreut të Qeverisë, Albin Kurti, për të takuar kryeministrin shqiptar Edi Rama, raporton Ekonomia Online.

Ai ka thënë se këtë refuzim Kurti e ka bërë për shkak të egos personale e të sëmur lideriste, e cila sipas tij, është gabimi më i madh që mund t’i bëhet shtetit amë.

“Politikisht një refuzim ose një sjellje naive, tash unë them se ai shpesh e përdor për partneret sepse nuk ka sjellje ma naive se sa të mos ulesh, të mos bisedosh, të mos dëgjosh dhe të mos bashkëpunosh ngushtë me shtetin amë. Nuk ka përgjegjësi absolut në raport me shtetin për ndryshe nuk ka gabim më të madh politik, të sigurisë dhe ekonomik se sa të sanksionosh shtetin amë. Të qitësh vija të kuqe siç e ka zakon ai me liderët e shteti amë”.

Ai theksoi se Kurti do të duhej që ta shfrytëzonte këtë mundësi takimi që të merrte informacione, pasi sipas tij, Shqipëria është anëtare e NATO-s, përfaqësuese në Kombet e Bashkuara e anëtare e gjitha mekanizmave të sigurisë ndërkombëtare e rajonale.

“Ai do të ishte i privilegjuar sikur të merrte informacione që ka, Shqipëria është shtet qindra vjeçar, ka informacion, ka bashkëpunim, është anëtare e NATO-s, është përfaqësuese në Kombet e Bashkuara, është në gjithë mekanizmat ndërkombëtar. Cila logjikë politike e një lideri që pretendon që të jetë lider e refuzon uljen dhe të bisedoj jo me Edi Ramën, por me kryeministrin e Republikës së Shqipërisë. Një kryeministër që është anëtar i NATO-s, që është anëtare e gjitha mekanizmave të sigurisë ndërkombëtare, rajonale, që është shteti amë”, tha ai. 

Ai theksoi se gabimet e tilla të refuzimit e sjellin vendin  para një situate të papërgjegjshme politike dhe të sigurisë me pasoja të mëdha.

“Gabim të tilla për ego personale, për ego të sëmura lideriste de-facto, de-juro na sjellin para një situate të papërgjegjshme politike dhe të sigurisë me pasoja të mëdha. Sepse unë konsideroj që do të duhej të gjinden rrugë dhe alternativa që as në rrethanat më ekstreme nuk do të duhej ndërpriten raportet me shtetin amë, komunikimin normal institucional. Çështjete të egove të pa shpjegueshme të asaj që quhet udhëheqës i një shteti, nuk e kuptoj, nuk i duhet Kosovës, nuk i duhet politikës mbarë shqiptare ky relacion e raporte,” tha ai për EO. 

Të ngjashme