Ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Ferat Shala në emisionin IMAZH në RTK, tha se muri në veri do të tërhiqet shumë shpejt.
Sipas Ministrit Shala muri do të largohet brenda suazave të caktuara me ligj.
“Sa i përket murit në veriun e Mitrovicës, të gjitha fazat e debatin i ka kaluar dhe ndonjëherë jemi stërngarkuar me këtë temë, ne jemi përgatitur sa i përket këti problemi dhe se muri në veri do te tërhiqet”, ka thënë ai.
Ai ka thënë se sa i përket murit në veri të Mitrovicës janë të informuar edhe ndërkombëtarët me problemin tonë.
“Sipas rezolutës do të përmbyllet me sukses dhe kemi biseduar me partneret tanë për këtë çështje.
Ne si ministri kemi punuar që nga dita e parë me këtë çështje, dhe ne kemi shku konform legjislativit në përgjithësi dhe i kemi dhënë hapësirë edhe komunitetit lokal, aktualisht nuk kemi veprim konkret”, ka thënë ai për RTK-në.