Shala në Drenicë: Shpresa të mëdha në programin e PDK-së për rimëkëmbje ekonomike

Prishtinë | 25 Jan 2021 | 13:31 | Nga Ekonomia Online

Kandidati për deputet nga radhët e PDK-së, Ferat Shala ka treguar se mbrëmë ka qenë në disa fshatra të Drenasit.

Sipas Shalës banorët atje kanë shpresa të mëdha në programin e kësaj partie për rimëkëmbjen ekonomike.

“Ata kanë shpresa të mëdha në programin për rimëkëmbjen ekonomike, të cilin po e prezanton para qytetarëve Partia Demokratike e Kosovës. Orllati, Bytyqi, Gjergjaj, Negroci dhe Vuçaku, si çdo herë të përcaktuar dhe të përkushtuar për ta mbështetur PDK-në” ka shkruar mes tjerash Shala.

Postimi i plotë:

Mbrëmë patëm disa takime shumë të frytshme me anëtarësinë e gjerë në Orllat, Bytyq, Gjergjaj, Negroc dhe Vuçak. Pjesëmarrja e qytetarëve nëpër takimet tona është vërtetë mbresëlënëse, edhe për kundër rrethanave të njohura. Qytetaria aktive këmbëngulin në ndryshimin këtij kursi qeverisës. Ata kanë shpresa të mëdha në programin për rimëkëmbjen ekonomike, të cilin po e prezanton para qytetarëve Partia Demokratike e Kosovës. Orllati, Bytyqi, Gjergjaj, Negroci dhe Vuçaku, si çdo herë të përcaktuar dhe të përkushtuar për ta mbështetur PDK-në.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme