Ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor në detyrë, Ferat Shala, sot ka nënshkruar dy Udhëzime Administrative.
Udhëzimin Administrativ për licencim të hartuesve të raporteve për vlerësimin e ndikimit në mjedis i dalë në mbështetje të nenit 16 paragrafi 2 nga Ligji nr. 03/L-214 për vlerësimin e ndikimit në mjedis, botuar në Gazeta Zyrtare me Nr.83/2010 me datë të publikimit 29.10.2010 dhe Udhëzimin Administrativ për tarifat e produkteve dhe të shërbimeve të Agjencisë Kadastrale të Kosovës në mbështetje të nenit 30 paragrafi 6 dhe 7 dalë nga Ligji nr. 04/L-013 për Kadastër, botuar në Gazeta Zyrtare 13/2011 me datë të publikimit 01.09.2011.
Qëllimi i UA 10/2017, për Licencim të hartuesve të raporteve për vlerësimin e ndikimit në mjedis, ky UA përcaktohen procedurat dhe kriteret për dhënien e licencës për personat fizik dhe juridik, vendas ose të huaj për hartimin e raportit për Vlerësimin e Ndikimit në Mjedis (VNM).
UA 11/2017 për tarifat e produkteve dhe të shërbimeve të Agjencisë Kadastrale të Kosovës ka për qëllim të përcaktojë tarifat për produktet dhe shërbimet kadastrale që i ofron Agjencia Kadastrale e Kosovës (AKK)
Udhëzimet Administrative hynë në fuqi shtatë ditë pas nënshkrimit nga Shala, i cili është nënshkruar sot, me datë 27.07.2017.