Ministri në detyrë i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Ferat Shala, ka nënshkruar Udhëzimin Administrativ të dalë nga Ligji për Planifikim Hapësinor mbi Fushëveprimin dhe Përgjegjësitë e Institutit për Planifikim Hapësinor.
Udhëzimi Administrativ përcakton përgjegjësit e Institutit për Planifikim Hapësinor si njësi e veçantë e MMPH-së, i cili do të bashkërendojë objektivat e autoriteteve qendrore në planifikim hapësinor dhe territorial përmes hartimit të dokumenteve të planifikimit hapësinor të nivelit qendror.
Përgjegjësitë kryesore të Institutit janë:
– Hartimi i Planit Hapësinor të Kosovës;
– Hartimi i Hartës Zonale të Kosovës;
– Revidimin e Hartës Zonale të Kosovës në kushtet e parapara me nenin 9 pika 1.4.3 të Ligjit për Planifikimin Hapësinorë të Kosovës;
– Hartimin dhe revidimin e Planeve Hapësinore për Zona të Veçanta.
Udhëzimi Administrativ hynë në fuqi shtatë ditë pas nënshkrimit nga Ministri i MMPH-së, Ferat Shala i cili është nënshkruar sot me datë 12.05.2017.