Shala për Hajdarin: Kjo ministre nuk ka moral e as etikë

Prishtinë | 18 Jan 2023 | 11:22 | Nga Hasan Hoti Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Deputeti i PDK-së, Ferat Shala, ka adresar një varg kritikash në adresë të ministres së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari, duke thënë se e njëjta nuk ka moral për ta trajtuar projektligjin për Sigurinë e Përgjithshme të Produkteve, pasi që është e dënuar për mosdeklarim të pasurisë, raporton Ekonomia Online.

Shala tha se ministrja Hajdari po mban në sirtar investitorët strategjik, duke shtuar se ajo nuk ka moral e as etikë.

“Nëse e shikojmë ligjin, pajtohemi se Kosova ka nevojë për një ligj të tillë. Një ministre nuk mundet me trajtuar një ligj kur është dënuar me për deklarim të pasurisë”.

“Kjo ministre nuk ka moral e as etikë. Për më shumë se dy vjet, investitorët strategjik i mbani në sirtar dhe nuk e keni sjellë në Kuvend”, tha Shala.

Lexo më shumë:

Të ngjashme