Komunikimi ndërinstitucional, reforma në Këshillin Prokurorial të Kosovës, janë disa nga sfidat për zbatimin e strategjisë në sundimin e ligjit. Kështu ka deklaruar për Ekonomia Online, hulumtuesi i Institutit të Kosovës për Drejtësi (IKD), Gzim Shala.
Shala tha se raporti i radhës që do publikohet në gjetjet e mos-zbatimit të sundimit të ligjit, është një dimension tjetër i monitorimit, për shkak se monitorohet nga të dhënat e terrenit, nga monitorimi i përditshëm që bën IKD-ja, sistemi gjyqësor, prokurorial dhe institucioneve tjera ligj zbatuese, e më pastaj krahasohen me aktivitete të parapara në planin e veprimit të strategjisë për sundimin e ligjit.
“Në jemi duke punuar në këtë drejtim, monitorimi bëhet sistematikë dhe vazhdimisht pastaj gjetjen analizohen dhe që pritet që shumë shpejt të publikohet. Ky raport që flet dhe është një dimension tjetër i monitorimit, për shkak se monitorohet fillimisht nga të dhënat e terrenit nga monitorimi i përditshëm që bën IKD-ja, sistemi gjyqësor, prokurorial dhe institucioneve tjera ligj zbatuese e më pastaj krahasohen me aktivitetet e parapara në planin e veprimit të strategjisë për sundimin e ligjit, mirëpo po e ritheksojë se vitin e kaluar kemi gjetur gjetja kryesore është se statistika ashtu si e dhënë për shkak të faktorëve të ndryshëm që janë përmendur në raport nuk e paraqet realisht nivelin e zbatimit të strategjisë për sundim të ligjit përkatësisht planit të saj të veprimit”, tha Shala.
Një nga problematikat sipas Shalës sa i përket sundimit të ligjit që është trajtuar në raportin e kaluar dhe vazhdon ende është edhe reforma në Këshillin Prokurorial të Kosovës. Shala këtë fakt e konsideron të mangët.
“Ku jemi në fund të mandatit të qeverisjes Kurti, ne ende nuk e kemi reformën në KPK-në mënyra së si është proceduar ky ligj është jashtëzakonisht problematike për shkak se rishikimi funksional, opinioni i Komisionit të Venecias, ka gjetur se problematika në Këshill Prokurorial të Kosovës, ndërlidhet me faktin e numrit të anëtarëve të KPK-së, numër i cili duhet të ulet dhe ne fillimisht e kishim një draft për uljen e numrit të anëtarëve në KPK dhe më pastaj pasi që ligji u rrëzua nga Gjykata Kushtetuese patëm të kundërtën e saj përkatësisht ngritjen e numrit të anëtarëve të KPK-së deri në një datë të caktuar është një zgjidhje që del jashtë strategjisë për sundimin e ligjit për një prej reformave kruciale që ndërlidhet me sundimin e ligjit e që është reforma në KPK për këtë arsye jo në secilin rast përqindja e zbatueshmërisë, sipas këtij raporti pasqyrohet edhe niveli real i zbatimit të kësaj strategjie, përderisa e njëjta nuk zbatohet në kuptimin e dhënë sipas strategjisë për sundim të ligjit dhe dokumenteve që kanë dalë nga procesi i rishikimit funksional të sektorit për sundim të ligjit”, tha Shala për EO.
Tutje, ai shtoi se ka ngecje në komunikimin ndërinstitucional sa i përket zbatimit të strategjisë së sundimit të ligjit, gjithashtu edhe pasqyrimi i aktiviteteve të pazbatuara evidentohen si problematikë shtesë.
Llogaritur në gjetjen e kaluara, Shala deklaroi se shpreson në përmirësimin e rekomandimeve dhe aktiviteteve të gjetura nga raporti i vitit të kaluar.
“Deri më tani nuk kemi pas mundësi me e analizu këtë raport, pasi nuk ka shumë kohë mirëpo disa nga rekomandimet që nënkuptohen së kanë dalë nga raporti i kaluar ka qenë çështja e mënyrës së zbatimit të aktivitetit të përcaktuara në kuptim që të njëjtat të zbatohen në përputhje me strategjinë për sundim të ligjit dhe të dalat nga sektori dhe jo thjesht një veprim pa marrë parasysh nga rëndësia e tij të konsiderohet i implementuar dhe në anën tjetër kemi parë çështje tjera të cilat praktika na i ka treguar që nuk kanë qenë të implementuara dhe nuk janë evidentuar, unë shpresoj se këto aktivitete, rekomandime janë marrë parasysh me rastin e përpilimit të këtij raporti dhe pas analizimit të tij do shohim dhe konstatojmë në raportin tonë, nëse këto rekomandime edhe në raportin e kaluar janë reflektuar në këtë raport ose jo”, deklaroi Shala për Ekonomia Online.
Theksojmë se, ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu së fundi në takimin e saj me Komitetin Drejtues për Strategjinë për Sundimin e Ligjit, kanë votuar Raportin e zbatimit për vitin 2023, ku u tha se 55 për qind të aktiviteteve të parapara në Strategjinë për Sundimin e Ligjit janë zbatuar plotësisht, ndërsa 26 për qind janë në proces të zbatimit.