Kandidati për deputet nga radhët e PDK-së, Ferat Shala është takuar sot me një minatorin e “Trepçës”, Avdi Ukën.
Shala ka thënë se Uka është hero i gjallë i minatorëve kosovarë që nuk iu dorëzua armikut.
“Ndejat me Avdi Ukën janë gjithmonë kënaqësi e motiv. Emri i tij personifikon njeriun e pamposhtur të Kosovës. Në kujtesën tonë historike, Avdi Uka mbeti gjithmonë hero i gjallë i minatorëve kosovarë. Në minierat e “Trepçës” ai u kalit si punëtor i paepur dhe si luftëtar që s’njeh dorëzim. Betimin që e kishte bërë para shokëve minatorë më 1989 – se kurrë nuk do të dorëzohej para se armikut, e bëri dëshmi dhjetë vjet më vonë kur me pushkë në dorë iu bashkua radhëve të UÇK-së. Avdi Uka është simboli i njeriut të pamposhtur të Kosovës” ka shkruar në facebook Shala.