Shala për vrasjen e 35-vjeçares: Prishtina është dashur të jetë mbrëmë në shtet-rrethim, e kaluara kriminale është anashkaluar

Prishtinë | 01 Dhj 2022 | 15:16 | Nga Hasan Hoti Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Njohësi i çështjeve të sigurisë, Drizan Shala, ka thënë se kryeministri Albin Kurti dhe ministrat Xhelal Sveçla e Albulena Haxhiu duhet të japin dorëheqje pas vrasjes së mbrëmshme të gruas shtatzënë në oborrin e Gjinekologjisë, raporton Ekonomia Online.

Sipas tij, në këtë rast ka dështuar komplet sistemi institucional i Kosovës, pasi nuk është zbatuar vendimi i gjykatës për masë mbrojtëse.

Fajtor sipas Shalës janë Policia e Kosovës dhe Gjykata, pasi kjo e fundit nuk ka ndërmarrë masa kundër tij.

“Këtu ka dështuar komplet sistemi institucional i Policisë së Kosovës. Viktima ka pas një masë mbrojtjes nga ana e gjykatës sa i përket çështjes së procesit të ndarjes të divorcit me ish-bashkëshortin të dyshuarin për kryerjen e aktit makabër. Policia e Kosovës nuk e ka zbatuar vendimin nga ana  e gjykatës, edhe gjykata e ka një pjesë të fajit të saj për arsye që nuk ka marr veprime të tjera për të dyshuarin”, tha ai.

Shala ka ironizuar me shefin e ekzekutivit, duke e quajtur ushtrues detyre i ministrit të Shëndetësisë, ndërsa ministrin e Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla e quan “aktor hollivudian”.

Ai ka kërkuar hetim edhe nga Inspektorati i Policisë së Kosovës për këtë rast.

“Përgjegjësi morale duhet të jap kryeministri si ushtrues detyre i MSH-së, duhet të jap dorëheqje morale i ‘filmave të Holiudit’ Xhelal Sveçla, duhet të jap dorëheqje ministrja e drejtësisë e cila është e dashuruar në vetë vetën dhe mendon se vetëm ajo i din gjërat, këto janë veprimet morale që duhet të ndodhin, është dashur që të ndodhin mbrëmë si akt moral sepse kemi të bëjmë me dy viktima. Te aspekti penal hetimor duhet Inspektorati i Policisë të marr masa adekuate hetimore duke kërkuar se si ka rrjedhur komplet procedura e zbatimit të vendimit, a është njoftuar stacioni adekuatë dhe të shikohet se a ka neglizhencë të detyrës zyrtare në këtë aspekt”.

“Pjesa tjetër duhet të kërkohet edhe përgjegjësi edhe nga menaxhmenti  i ShSKUK-së  duhet kërkuar edhe hetim penal nga Oda e Doktorëve të Kosovës të shikohet se pse doktorët nuk kanë intervenuar, sepse presupozohet se fëmija ka mundur të shpëtoj minimum edhe pasi është ndarë nga jeta nëna në raste të tjera deri në 30 minuta, pra ne këtu kemi pasur një neglizhencë totale nga ana e mantil bardhëve të cilët kanë mundur të shpëtojnë jetën foshnjës”

Shala tha se policia mbrëmë është dashur që ta ketë një plan operacional dhe të vihet në shtetrrethim Prishtina dhe në çdo hyrje e dalje të këtë kontrolle të rrepta në mënyrë që të arrestohet i dyshuari.

“Ne nuk e dem se a është planifikuar vrasja, por në bazë asaj që është vërejtur kjo ka qenë e përgatitur që të kryej këtë vepër dhe ka planifikuar edhe rrugën e ikjes. Policia mbrëmë është dashur të ofroj një plan special operativ të vihet në shtet rrethim Prishtina, në çdo hyrje e dalje të këtë kontrolle të rrepta”.

“Çështja është se policët që qëndrojnë në emergjencë të QKUK-së janë të cunguar sa i përket fushë veprimtarisë së tyre pavarësisht se janë polic, sepse janë aty vetëm për raste të emergjencës, por edhe kjo çështje duhet të diskutgët, duhet të ndryshohet edhe hapësira e të vepruarit sepse këta zyrtar e kanë përgjegjësin e tyre vetëm brenda emergjencës së QKUK-së, mendoj që veprimet do duhet të ishin shkarkimet, ndjekja penale dhe mbikëqyrja e këtyre veprimeve se ajanë duke funksionuar, duhet të jemi të vetëdijshme se dhuna në familje është vepër penale”, u shpreh Shala.

Sipas Shalës, Qendra për Punë dhe Mirëqenie Sociale është dashur ta njoftojë Policinë e Kosovës se e ndjera po dërgohet për lindje në QKUK.

“Në momentin që gruaja është transferuar nga shtëpia e prindit, nga komuna e Shtimes është dashur që policia së bashku me punëtorin e punës sociale të komunës së Shtimes ta njoftojnë që viktima do të shtrihet në spital për ta kryer procesin e lindjes. Është dashur të njoftohet stacioni më i afërt që e ka zonën e përgjegjësisë, pra stacioni i jugut duhet të jetë pikë adrese e gjithë këtij mos veprimi institucional të policisë së Kosovës sepse nuk është informuar nga koleget e tyre të Shtimes. Policia e Kosovës e ka të obliguar që në periudhë të caktuara kohore gjatë 24 orëve ta vizitoj personin në fjalë dhe të marr informacione se a është duke u ndjerë e kërcënuar, a ka hasur personin në fjalë”, tha ai.

Shala shtoi se në këtë rast ka dështuar edhe sistemi shëndetësorë dhe se duhet të kërkohet përgjegjësi ndaj mjekëve të Gjinekologjisë që nuk kanë intervenuar rreth një orë.

“Çështja është se ka dështuar edhe sistemi shëndetësorë, sepse rasti është eklatant , për keqardhje unë shpresoj që nga SHSKUK-ja duhet të filloj të kërkohet përgjegjësi për mos kryerjen të detyrës të doktorëve dhe mjekëve të spitalit të gjinekologjisë sepse të jetë e shtrirë një person në oborrin e gjinekologjisë një paciente e tyre edhe nuk ka intervenuar përafërsisht një orë dhe është thirrur urgjenca që të bëjë një intervenim pra kjo tregon një pa përgjegjësi totale të mantel bardhëve të cilët duhet të merren për bazë me sanksione administrative por njëkohësisht edhe penale”, tha Shala për EO.

Ai u shpreh se prokuroria me këtë rast nuk ka marr për bazë të kaluarën kriminale të dorasit.

“Në momentin që viktima është paraqitur në policinë e Kosovës për dhunë që është shkaktuar nga i dyshuar, prokuroria e ka proceduar si dhunë në familje, nuk është marr për bazë fare ndoshta edhe pjesa e kaluarës së tij kriminale. Pra në këtë aspekt Gjykata është marr vetëm me prova material që i është ofruar nga ana e prokurorisë për dhunë në familje dhe është shqiptuar masa në këtë aspekt. Në këtë pjesë patëm shëndetësinë e cila defakto ka dështuar në ofrimin e kushteve që pacientet të mos dalin fare nga repartet e spitali dhe t’iu ofrohen shërbimet brenda spitalit. E dyta Policia në mos zbatim të vendimit të gjykatës ndërsa gjykata të marr masë rigoroze sa i përket procedurave dhe normave ligjore në Kosovë dhe të mos kalohet vetëm me një dënim formal juridik”, u shpreh ai.

Të ngjashme