Ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor në detyrë, Ferat Shala, ka udhëtuar për vizitë zyrtare dyditore në Itali. Gjatë kësaj vizitë Shala do të zhvillojë takime me shumë zyrtarë të lartë Italian.
Ministri Shala, do të jetë pjesëmarrës në konferencën “Watec Italy”, në të cilën do të diskutohet për problemet e menaxhimit të ujërave dhe çështjet e mjedisit.
Gjata kësaj vizite, do të paraqiten sfidat dhe të arriturat e Republikës së Kosovës në sektorin e mjedisit dhe planifikimit hapësinor, si dhe mundësit e investimeve në sektor të ndryshme të mjedisit në Kosovë me theks të veçantë në sektorin e ujit.