Kujtim Shala, deputet i LDK-së, pas seancës e cila për të tretën herë qw nga dita e djeshme dështoj për shkak të mungesës së kuorumit, ka thënë se mungesa e deputetëve të koalicionit qeverisës në seancën e ftuar nga opozita për të votuar një rezolutë për ndalimin e negocimit të kufijve në dialogun me Serbinë, është e pakuptimtë.
Sipas tij, mosvotimi rezolutës së propozuar nga opozita për ndalim të negocimit për territore, nënkupton se ata janë kundër mosnegocimit për kufij dhe territore.
“Ne opozita dhe shumica shqiptare në Kuvend me të drejtë kushtetuese thirrëm kuvendin dhe propozuam rezolutë për mbrojtjen e territorit dhe shtetin tonë. Është dita e tretë që po tentojmë dhe nëse deputetët e shumicës në Kuvendin e Kosovës kanë vullnetin që të mbrojnë Kosovën duhet të vijnë në Kuvend dhe të votojnë rezolutën e propozuar nga opozita dhe kundër së cilës nuk po deklarohen ata. Nëse nuk e votojnë i bie që ata janë kundër mosnegocimit për kufij dhe territore. Nuk mund të negocijojmë diçka pa vendim të prerë këtu. Do të dalim nga kjo krizë duke marrë pjesë shumica”, ka thënë Shala.