Kandidati për deputet i PDK-së, Ferat Shala, tha se programi qeverisës “Rimëkëmbja” ka për synim t’i vë në lëvizje potencialet njerëzore dhe ekonomik për ta fuqizuar vendin.
Tutje, postimi i tij i plotë:
Bashkë me kolegët kandidatë për deputet dhe strukturat tjera të Partisë Demokratike të Kosovës, sonte në Çikatovë të Vjetër shpalosëm një pjesë të programit zgjedhor #Rimëkëmbje.
#Rimëkëmbje ka për synim t’i vë në lëvizje potencialet njerëzore dhe ekonomik për ta fuqizuar vendin tonë pas dëmeve të mëdha që pësoi nga keqqeverisja dhe pandemia.
Çikatovasit janë të bindur se PDK-ja me programin #Rimëkëmbje është alternativa e vetme politike e cila e ofron Kosovën më afër bashkësisë së popujve dhe shteteve europerëndimore.