Kandidati për deputet nga radhët e PDK-së, Ferat Shala ka vizituar sot studion e modës “Tabja”. Prej atja ai ku ka thënë se “Rimëkëmbje” në top-prioritet i bizneset e vogla dhe të mesme , të cilat do ta rimëkëmbin ekonominë kosovare.
“Programi i Qeverisë në ardhje të Republikës së Kosovës, “Rimëkëmbje”, në top-prioritet e ka pikërisht fuqizimin e bizneseve të vogla dhe të mesme, të cilat do ta rimëkëmbin ekonominë kosovare të goditur keq nga keqqeverisja Kurti&Hoti” ka shkruar mes tjerash ai.
Postimi i plotë:
Sot vizitova studion e modës “Tabja”, e cila me prodhimet kreative tashmë është bërë konkurrente në tregjet evropiane. Studio “Tabja” është sinonim i punës së gruas së vyer kosovare dhe ndërmarrëses së suksesshme. “Tabja” është njëri nga tregimet më të suksesshme të Kosovës në 20 vjetët e fundit. Studioi “Tabja” ka bërë dëshmi se me idetë dhe kreacionet e tyre gratë kosovare mund të bëhen lidere edhe në biznes ndërkombëtar.
Me punën këmbëngulëse “Tabja” ka arritur të bëhet një biznes i qëndrueshëm sepse me afarizmin profitabil ajo tani ka në marrëdhënie pune shumë gra dhe vajza disenjatore, kreacionet e të cilave po çajnë tregjet e botës. Produktet që dalin nga studiot “Tabja”, si veshje, stoli dhe aksesorë të tjerë për gra, po bëhen gjithnjë e më të kërkuara nga shtëpitë e modës në mbarë Evropën.
Programi i Qeverisë në ardhje të Republikës së Kosovës, “Rimëkëmbje”, në top-prioritet e ka pikërisht fuqizimin e bizneseve të vogla dhe të mesme, të cilat do ta rimëkëmbin ekonominë kosovare të goditur keq nga keqqeverisja Kurti&Hoti.