Shala takon banorët e ”Mati 1”, diskutojnë për ndërtimet e kundërligjshme

Prishtinë | 24 Pri 2017 | 18:00 | Nga

Ministri Ferat Shala me bashkëpunëtorët e tij, priti përfaqësuesit banorëve të lagjes ”Mati 1” të Prishtinës.

Temë e takimit ishte ndërtimet në lagjen ”Mati 1” të cilat sipas banorëve janë ndërtime në kundërshtim me ligjet në fuqi.

Ministri Shala, i dëgjoi shqetësimet e përfaqësueseve te banorëve dhe premtoi që do të ndërmarr të gjithë hapat e nevojshëm që lejon legjislacioni në fuqi rreth kësaj çështje.

Ai i njoftoi përfaqësuesit e banoreve rreth kompetencave të MMPH, dhe ritheksoi qëndrimin, se kërkesat e banorëve do të shqyrtohen me prioritet.

Ministri Shala premtoi se do të jetë i hapur për diskutim edhe në të ardhmen nëse një gjë e tillë konsiderohet e nevojshme.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme