Shala: Taksa 100% ndaj Serbisë, për ta mbrojtur ekonominë dhe sigurinë kombëtare

Prishtinë | 21 Nën 2018 | 17:05 | Nga Emine Shehu Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Endrit Shala, ka thirrur një konferencë për medie për të sqaruar vendimin e sotëm të Qeverisë së Kosovës për rritjen e taksës ndaj mallrave që importohen nga Bosnja dhe Serbia, nga 10 për qind në 100 për qind.

Shala tha se vendimi merret me qëllim të mbrojtjes së ekonomisë së Kosovës, por edhe të sigurisë kombëtare, raporton Ekonomia Online.

“Të nderuar qytetarë. Në vazhdën e përpjekjeve tona për ta fuqizuar ekonominë, prodhimet vendore dhe shtetësinë, sot me propozim timin, qeveria ka ngritë masën nga 10 për qind në 100. Po ashtu nga sot me vendim të qeverisë obligohet inspektorati, doganat, inspektoratet komunale dhe të tjerat të ndalojnë dhe të heqin nga tregu produktet që në etiketën e tij emërtimin zyrtar të Republikës së Kosovës është me emërtime që kanë ndodhë të jenë deri tash si importues, distributorë, Kosova e Metohia, Kosova 1244 apo edhe me qytetarë duke mos përfshirë emrin e shtetit tonë”.

“Unë vetëm jam duke kryer detyrat e mia si ministër i Tregtisë dhe Industrisë. Kjo masë është marr në mbrojtje të ekonomisë së vendit e mbi të gjitha në mbrojtje të sigurisë kombëtare”.

Ai tha se Qeveria e Kosovës duhet të vazhdojë ta mbajë këtë masë derisa Serbia dhe Bosnja ta trajtojnë Kosovën si shtet të pavarur dhe sovran.

“Besoj që Qeveria ta mbajë këtë masë, pasi Serbia dhe Bosnja e cdo shtet tjetër duhet ta trajtojnë Kosovën si shtet e jo ta dëmtojnë çdo hap të shtetit tonë”.

“Nga sot qeveria obligon doganat dhe institucionet relevante të bëjnë masa të njëjta me Serbinë sa i përket certifikatave  gjatë të bërit tregti. Certifikata që janë analiza dhe bar-kode për produkte të Kosovës”.

“Tregtarë iu ftoj të bashkangjiteni për të rritë punësimit, për mirëqenie dhe zhvillim ekonomik. Kërkoj që të fokusohemi në cilësi, produktet tuaja duhet të arrijnë cilësinë më të mirë që qytetari të mos ketë asnjë mëdyshje të konsumit tonë”.

“Kjo masë nuk është kundër jush. Të bashkohemi të gjithë dhe të gjejmë zgjidhje kreative. Ta hulumtojmë tregun. Në këtë regjion nuk janë vetëm Serbia dhe Bosnja. Produktet tona as nuk mund të hyjnë në tregun e Serbisë. Në Serbi as nuk i njohin analizat e importuesit kosovar. Çështja e tranzitit mbetet ende çështje serioze. Sa i përket barrierave tregtare janë të njëjta si me Serbinë edhe ato të Bosnjës. Kompanitë e Kosovës as nuk mund të konkurrojnë me ato të Serbisë”.

Shala: Shtrenjtimi i bukës jo pasojë e masës ndaj Serbisë

Ministri i MTI-së, Shala, ka ftuar të gjithë qytetarët tregtarë të bashkëpunojnë për rritjen e zhvillimit ekonomik, për rritje të punësimit dhe mirëqenien e qytetarëve.

I pyetur nga EO, për rritjen çmimeve të produkteve, si ajo e bukës, Shala është përgjigjur se kjo rritje e çmimit nuk ka qenë si pasojë e masës së vendosur, ndërsa ka thënë se kanë vënë edhe inspektorët të vëzhgojnë situatën.

“Me sa i kam informacionet, rritja e grurit ka qenë edhe para ndërmarrjes së masës, dhe kjo pra nuk është si pasojë e vendimit”, ka thënë minstri Shala.

 

Të ngjashme