Shala: Tregtia e lirë mes shteteve rrugë për zhvillim ekonomik

Prishtinë | 06 Dhj 2018 | 16:00 | Nga Besjana Bajrami Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Qeveria e Kosovës në mbledhjen e radhës ka miratuar “Protokollin shtesë numër 6 për Marrëveshjen për ndryshimin dhe pranimin e Marrëveshjes se Tregtisë së Lirë të Evropës Qendrore”, raporton Ekonomia Online.

Ministri i Tregtisë dhe Industrisë (MTI), Endrit Shala tha se kjo do të shërbej si rrugë për zhvillim ekonomik.

“Vendet anëtarë të CEFTA-s kanë negociuar protokollin shtesë gjashtë që lehtëson marrëdhëniet mes shteteve. Kjo do të shërbej si rrugë për zhvillimin ekonomik. Jemi duke synuar të krijojmë kushte të favorshme”.

Gjithashtu në Qeveri është miratuar edhe Rregullorja për Përmbajtjen dhe Mënyrën e Menaxhimit të  Regjistrit të Rregullave Teknike

Ministri Shala kërkoi mbështetje nga kabineti Qeveritar për këtë rregullore, raporton EO.

“Qëllimi i kësaj rregullore është përgatitja e një faze ligjore të miratuara nga ministrit përkatëse për produktet”.

“Kjo rregullore do të zbatohet për fusha të caktuara të produkteve, anshesorët, pasjet elektrike, radio pasjet, lodrat etj. Mënyra dhe regjistrimi i këtyre trupave është i përcaktuar në këtë draft-rregullore”.

https://www.facebook.com/EkonomiaOnline/videos/334160340701155/

Të ngjashme