Ushtria e ka edhe mbështetjen e Nismës

Prishtinë | 08 Mar 2017 | 11:34 | Nga Albulena Misini Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Deputeti i Nismës për Kosovën, Haxhi Shala tha se është shumë e rëndësishme formimi i Ushtrisë së Kosovës dhe kjo çështje sipas tij, ka mbështetjen e Nismës.

“Edhe ne si partia opozitare do ta mbështesim projektligjin për ndryshimin e misionit të Forcave të Sigurisë së Kosovës , Njëkohësisht do ta mbështesim edhe iniciativën e Grupit Parlamentar të AAK-së për nxjerrjen e një rezolute e cila rezolutë përcakton ndërprerjen e bisedimeve me Serbinë deri në lirimin e Ramush Haradinajt nga ndalesa që iu ka bërë në Francë”, ka thënë ai.

këto komente i bëri pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit.

Ai tha po ashtu se Nisma për Kosovën do ta mbështesë Rezolutën për rastin e Haradinajt.

Të ngjashme