Shala vizitoi kompaninë e ujësjellësit ”Radoniqi”

Prishtinë | 06 Pri 2017 | 17:35 | Nga

Ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor Ferat Shala u prit nga Ismet Ahmeti Kryeshef- Ekzekutiv i KRU “Radoniqi” SH.A. në Gjakovë.

Fillimisht Ahmeti e njoftoi ministrin Shala me gjendjen dhe arritjet e KRU “Radoniqi”.

Ministri Shala në fjalën e tij të rastit tha se prioritet e kemi Ajrin, Ujin dhe mbeturinat. Ai tha se ndihet i kënaqur kur dëgjon rezultate pozitive për çështjen e ujërave dhe po ashtu shtoi se ”Radoniqi” është një ndër kompanitë më të mira në nivel vendi dhe se si ministër i jep mbështetjen dhe shpreh gatishmërinë për sektorin e ujërave dhe top prioritet e sheh trajtimin e problemit të ujërave të zeza.

Shala shtoi se dje u morr vendimi ekzekutiv që të fillojë sa më shpejtë ndërtimi i fabrikës për trajtimin e ujërave të zeza në Vlash të Prizrenit. Ai tha se MMPH-ja do t’i investojnë mbi 150 milionë euro në të trajtimin e ujërave të zeza. Drini dhe pellgu i Drinit për dy vjet do të ketë studimin e fizibilitetit e më pas të ketë investime edhe në përmirësimin e këtij Sektori ka bërë të ditur Ministri Shala.

 

Ministri Shala me bashkëpunëtorë vizitoi edhe Liqenin e Radoniqit si dhe Fabrikën për përpunimin e ujit të pijes të kësaj ane.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme