Ministri i Tregtisë dhe Industrisë (MTI), Endrit Shala, në kuadër të vizitave që u ka bërë sot në Dragash, ka vizituar edhe kompaninë “Koshi Group”, e cila merret me prodhimin dhe eksportimin e pjesëve të automjeteve në shtetet e jashtme, raporton Ekonomia Online.
Ministri Shala, gjatë vizitës së tij në këtë kompani, përcjelli nga afër punimet dhe mori informacione nga të autorizuarit në lidhje me problemet që ballafaqohet ky sektor në Kosovë.