Shaqiri i pakënaqur te Liverpool, e konfirmon Jurgen Klopp

Prishtinë | 31 Gus 2019 | 11:02 | Nga Ekonomia Online

Xherdan Shaqiri është pakënaqur me situatën te Liverpool. Është trajneri Jurgen Klopp që konfirmon se lojtari me origjinë shqiptare kërkon më shumë minuta në dispozicion.

“A është ai lojtari më i lumtur në skuadër në këtë moment? Nuk e mendoj. A shoh ta shfaq këtë në stërvitje? Jo. Janë katër javët e para të sezonin, ndoshta periudha më e vështirë për lojtarët që nuk luajnë. Ai është në gjendje të mirë dhe po stërvitet fort, duke bërë atë që duhet do të jetë gati për momentin kur do të duhet të ndihmojnë skuadrën në fushë”, ka deklaruar trajneri.

Klopp ka konfirmuar se Shaqiri i ka kërkuar të luajë më shumë: “Dhe ne do të kemi nevojë për të. Ai e di këtë 100%.”

Xherdan Shaqiri nuk është aktivizuar me skuadrën e Liverpool në sezonin e ri, duke qëndruar në stolin e rezervave.

Të ngjashme