Xherdan Shaqiri ka marrë një lajm të keq nga menaxheri i Liverpoolit, Jurgen Klopp.
Jurgen Klopp ka kërkuar përforcime të reja në sulmin e Liverpoolit.
Mediat angleze raportojnë se Klopp e sheh të nevojshme të sjellë sulmues të ri tek “Reds”.
E kjo mund të jetë lajm i keq për Xherdan Shaqirin i cili është duke u ballafaquar me hapësirë të kufizuar për lojë te ekipi kampion në fuqi i Evropës, përcjell lajmi.net.
Klopp dëshiron që fillimisht të gjejë një zëvendësues për Roberto Firminon dhe ka identifikuar 20 vjeçarin e talentuar të PSG Eindhoven, Donyell Malen si objektivin e afatit kalimtar të janarit.
Malen ka shënuar 9 gola në 12 paraqitje për PSV-në në fillim të sezonit 2019-20.