Xherdan Shaqiri është duke shikuar të largohet nga Liverpooli në afatin kalitar të verës, raporton “Football Insider”.
Reprezentuesi i Zvicrës po e ka të vështirë të sigurojë minutazhë te Liverpooli dhe ai është i gatshëm të rikthehet në Itali këtë verë. Më herët Shaqiri kishte luajtur për Interin.
Shaqiri 29-vjeçar i ka luajtur vetëm 21 ndeshje këtë stinor, prej tyre vetëm gjashtë si titullar.
Ai është i interesuar të gjejë një klub ku do të luante rregullisht, ndërsa Roma e Lazio kanë shprehur interesim për të, po ashtu edhe Sevilla.
Mundësia më e madhe është që Shaqiri të transferohet në Serie A të Italisë. Më herët Liverpooli kërkonte 23 milionë funte për Shaqirin, mirëpo do ta ketë të vështirë të sigurojë atë shumë, pasi pandemia ka goditur financiarisht klubet nëpër botë.