Shasha flet për tri elemente të letrës së Bidenit drejtuar Vuçiqit

Prishtinë | 07 Shk 2021 | 12:43 | Nga Ekonomia Online

Drejtori i Institutit EPIK, ka shkruar për tri elemente të letrës që presidenti i SHBA-së, Joe Biden, ia ka dërguar presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Ai ka thënë se shihet një distancim nga parimi i administratës së Donald Trumpit, që normalizimi ekonomik vjen para çështjeve politike. Bideni ka thënë se është njohja reciproke si opsion i vetëm, ndryshe nga administrata Trump që thoshte çfarëdo që dakordohen palët.

E treta është se administrata Biden i është përafruar qëndrimit të BE-së.

“Tri elemente të letrës së Bidenit drejtuar Vuciqit bien ne sy:

1. Distancimi nga parimi i administratës Trump se “normalizimi ekonomik” vijë para adresimit te çështjeve politike;

2. Qëndrimi i Bidenit është se “njohja reciproke” është i vetmi opcion. Pra përjashton atë fjalorin e administratës Trump: “çfarëdo që dakordojnë palët”;

3. Ka përafrim të madh me qëndrim të BE-së pasi që në letër presidenti Biden përdor fjalor të njëjtë me BE, respektivisht arritjen e një “marrëveshje gjithpërfshirëse të normalizimit”.

p.s. në letrën e fundit drejtuar Vuciqit, Trumpi e falënderonte për “guximin e jashtëzakonshem””, ka shkruar Shasha në Facebook.

Të ngjashme