Shasha: Largimi i deputetes Kica është kthim në normalitet politik

Prishtinë | 08 Sht 2022 | 22:07 | Nga Ekonomia Online

Njohësi i çështjeve politike në vend Demush Shasha, ka komentuar sot largimin e deputetës Doarsa Kica-Xhelili, nga LVV dhe kalimin në LDK.

Shasha është shprehur se largimi Kica-Xhelilit është njëra nga pasojat e kthimit të ngadalshëm të skenës politike të Kosovës në normalitet.

“14 shkurt 2021 ka qenë një zhvillim i jashtëzakonshëm i cili ka nxjerr nga shtrati i natyrshëm partitë politike në vend. Kjo vlen edhe për vet VV. Për shkak rritjes së saj të jashtëzakonshme ajo ka mbledhur rreth vetes edhe njerëzit të cilët në thelb nuk ndajnë mentalitetin dhe vlerat e VV-së. Ata i ka bashkuar vetëm oponenca kundër pushtetit të atëhershëm. Tani në mungesë të atij pushteti, ata ngadalë fillojnë të kuptojnë se nuk e kanë vendin aty. Dhe ky është proces tërësisht i natyrshëm. Njëjtë siç edhe shumë qytetarët të cilët kanë votuar VV-në nuk ndjejnë më se qeverisja e VV-së e ka nderuar votën e tyre”, ka shkruar Shasha.

Siç thotë ai, tani pas dallgës politike të 14 shkurtit vendi po kthehet në ujërat më të qeta dhe sipas tij, partitë politike po kthehen në shtratin e tyre të natyrshëm.

“Dy parti politike sot duhet të bëjnë pyetjes vetës. VV/GUXO pse njerëz po i largohen dhe PDK pse njerëz nuk po i afrohen. Kur pata shkru për znj. Grainca, u patën prek këta t’PDK-së. Tash po preken këta t’VV-së. Sidoqoftë, përtej emocioneve të tyre respektive, në të dy raste nuk gjykoj individët që largohen, por partitë të cilat kanë krijuar një mjedis të tillë ku deputetet nuk shohin më të ardhmen e tyre”.

“Largimi i znj. Kica-Xhelili ngre pikëpyetje serioze për mjedisin politik i cili mbretëron brenda VV/GUXO. Këtë e them pasi që znj. Kica-Xhelili ka lënë një përshtypje të shkëlqyeshme në diskursin publik. Largimi i saj nuk është thjesht largimi i një deputeti, është largimi i një Deputeti me D të madhe”, ka thënë ai.

Sipas tij, Kurti si lider i LVV-së e ka kuptuar se dicka nuk është në rregull me partinë e tij.

“Tani nëse vendosni këtë zhvillim në sfondin e fjalimit kritik të Kurtit ndaj deputetëve dhe ministrave piktura kompletohet. Diçka nuk është në rregull. Këtë tani edhe Kurti e di. Me largimin e znj. Kica-Xhelili tani e dimë edhe ne”, shkruan Shasha.

Të ngjashme