Drejtori i Institutit EPIK, Demush Shasha, e ka quajtur procesin e dialogut si prioritet kryesor për kryeministrin Albin Kurti, sado që ky i fundit e cilëson si prioritet të katërt.
Ai një intervistë për Ekonomia Online ka theksuar që vizita e Kurti në Bruksel dhe takimet me krerë të lartë të unionit është shumë e rëndësishme dhe mundësi që duhet shfrytëzur nga Kosova.
“Vizita është jashtëzakonisht e rëndësishme pasi që çdoherë kur liderët tanë kanë mundësi që të bashkëbisedojnë me liderët e BE-së, është një mundësi për të avancuar agjendën dhe interesin tonë në kuadër të Bashkimit Evropian. Së dyti në kuadër të zhvillimeve në mbarë botën duhet kuptuar se edhe BE-ja, nuk ka një suficit të vëmendjes politike në botë e prandaj atëherë kur BE-ja ka duhet shfrytëzuar sa më mirë”, tha Shasha.
“Vizita është e rëndësishme për shkak të asaj që ne shohim në publik dhe ajo është një intensifikim i vëmendjes diplomatike për të avancuar dalogun Kosovë-Serbi. Vizita tregon me akte dhe jo me fjalë që dialogu është prioritët për Qeverinë Kurit. Kryeministri Kurti mund të vazhdojë të thotë se dalogu është prioritët i katërt, por ajo se çfarë po shohim me veprime po del që është prioritet një, vizita e parë zyrtare është për dialogun, pra po shihet që dialogu është prioritët i Kurtit dhe me të drejtë”,
Si shumë shqetësuese dhe tendencioze, Shasha e sheh publikimin e dokumentit “non-paper”.
“Non-paper” i publikuar autenticiteti i të cilit nuk dihet, flitet për marrëveshjen Kosovë-Serbi, e qw sipas Shashws ndonwse pwrmenden tema pwr tw cilat wshtw folur edhe mw herwt duhet te trajtohet seriozisht.
Madje sipas tij, Kosova do të jetë në vijim do jetë në udhëkryqin më të rëndësishëm të shtetndërtimit qysh nga pavarësia, sepse BE-ja dhe ShBA-ja janë të interesuara t’i japin fund dialogut ndërmjet palës kosovare dhe asaj serbe.
“Publikimi i këtyre dokumenteve i ndikon se a një rritje të aktivitetit diplomatik dhe politik sa i përket dialogut Kosovë-Serbi. E dyta dokumenti i dytë që është publikuar pra non-paper i dytë që është publikuar duket se ka pasur për qëllim që të kthejë diskutimin dhe vëmendjen në një drejtim të duhur, pra përderisa non-paperi i parë fliste për coptimin e rajonit, paper i dytë është më serioz në kuptimin e asaj që vë një kornizë logjike, serioze e të drejtë për zgjidhjen e çështjeve të hapura në mes Kosovës dhe Serbisë”.
“Pra ky publikim duket se ka pasur një qëllim që të sanojë atë se çfarë non-paperi i parë kishte bërë. Dhe e treta se është se Kosova gjatë muajve në vijim do jetë në udhëkryqin më të rëndësishëm të shtetndërtimit të saj qysh nga pavarësia, sepse tani jemi në një moment ku kemi një bashkëpunim të plotë mes BE-së dhe ShBA-së, dhe ata nuk dëshirojnë që kjo mundësi të shkojë kot dhe po shihet një interesim i shtuar i tyre që të zgjidhin më në fund çështjen e dialogut”, u shpreh ai.
“Pra nëse e shikon qoftë non-paperin e parë dhe atë të dytin gjërat që përmenden aty asnjë nuk është befasi, pra gjithë ato çështje janë përmend në diskursin publik, qoftë korrigjimi i kufijve, qoftë çështja e një lloj autonomie për veriun, asosacioni, teritorialitetit për kishat serbe në veri pra të gjitha këto janë përmendur, dhe të gjitha këto janë të vërteta”.
“Sa seriozisht këto çështje janë duke u diskutuar në dialog, dhe e dyta se sa ka një dakordim që të zgjidhen këto çështje në një formë të caktuar kjo mund të jetë pikëpyetja, por që këto janë elemente që janë duke u diskutuar në dialog është e vërtëtë. Non-paperin e dytë duhet trajtuar seriozisht”, theksoi tutje Shasha.