SHBA dhe Kina me qëndrime të kundërta në samitin aziatik të ekonomisë

Prishtinë | 18 Nën 2018 | 16:25 | Nga Ekonomia Online

Samiti ekonomik në Azi ka përfunduar pa ndonjë deklaratë nga liderët për shkak të luftës tregtare në mes të Shteteve të Bashkuara dhe Kinës.

Kryeministri i Papa Guinesë së Re, Peter O’neill tha se të dy fuqitë botërore nuk kanë arritur të pajtohen.

SHBA-ja dhe Kina janë në luftë tregtare dhe kanë qëndrime të kundërta për rajonin të cilat i kanë shfaqur edhe në samit.

Gjatë samitit, zëvendëspresidenti amerikan, Mike Pence tha se SHBA do t’i bashkohej Australisë në ndërtimin e një baze detare në Papa Guinenë e re, për të penguar influencën kineze në rritje si dhe për të mbrojtur sovranitetin.

Presidenti i Kinës, Xi Jinping, deklaroi se shtetet që mbrojnë produktet nga konkurrenca janë të prirura të dështojnë.

Pence më vonë tha se ishte i gatshëm të “dyfishonte” tarifat e vendosura mbi mallrat kineze.

Shtëpia e Bardhë muaj më pare kishte njoftuar se Shtetet e Bashkuara do të ashpërsojnë masat në luftën tregtare me Kinën, duke aplikuar tarifa prej 10 përqind në mallrat kineze në vlerë të 200 miliardë dollarëve.

Vala e re e tarifave është masë, e cila pritet të rezultojë me përshkallëzim të madh të konfliktit tregtar.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme