SHBA dhe Kina pezullojnë tarifat e reja tregtare

Prishtinë | 02 Dhj 2018 | 08:54 | Nga Ekonomia Online

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump dhe homologu i tij kinez, Xi Jinping kanë rënë dakord të pezullojnë tarifat e reja tregtare për 90 ditë, transmeton Klan Kosova.

Krerët e shteteve u takuan në Buenos Aires, pas samitit të G20-ës për bisedimet e tyre të para që nga shpërthimi i një lufte tregtare, këtë vit. Kina thotë se ata ranë dakord të mos vendosnin ndonjë tarifë të re tregtare pas 1 janarit.

Në samitin e të shtunës, udhëheqësit e G20 ranë dakord për një deklaratë të përbashkët që vë në dukje ndarjet mbi tregtinë, por nuk kritikon proteksionizmin.

Kina thotë se ata ranë dakord të mos vendosnin ndonjë tarifë të re tregtare pas 1 janarit.

Përpara G20-ës, Trump i kishte thënë mediave amerikane se, ai priste të vazhdonte me planet për të ngritur tarifat për 200 miliardë dollarë mallra kineze.

Tarifa e parë u vendos në shtator, ndërsa e dyta nga 10 deri në 25% pritet të vendoset në janar.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme