ShBA dhe Tajvani bashkojnë forcat “kundër” Kinës

Prishtinë | 18 Gus 2022 | 08:41 | Nga Ekonomia Online

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë njoftuar se do të nisin negociatat formale tregtare me Tajvanin.

Ky hap vjen vetëm disa javë pas vizitës së shumë diskutuar të e të kryetares së Dhomës së Përfaqësuesve të SHBA-ve , Nancy Pelosi në Tajvan.

Raundi i parë i bisedimeve pritet të fillojë në “fillim të vjeshtës”, tha Zyra e Përfaqësuesit të Tregtisë së SHBA.

Diskutimi i tyre do të përfshijë bisedime mbi lehtësimin e tregtisë, tregtinë digjitale dhe standardet kundër korrupsionit, shkruan BBC.

Marrëdhëniet mes SHBA-së dhe Kinës kanë qenë gjithnjë e më të tensionuara pas vizitës së Pelosit në Tajvan.

Iniciativa SHBA-Tajvan për Tregtinë e Shekullit 21 u zbulua për herë të parë në qershor, me të dyja palët tani duke thënë se kishin “arritur konsensus mbi mandatin e negociatave”.

“Ne planifikojmë të ndjekim një plan ambicioz… që do të ndihmojë në ndërtimin e një ekonomie më të drejtë, më të begatë dhe më elastike të shekullit të 21-të,” tha Zëvendës Përfaqësuesja e Tregtisë e Shteteve të Bashkuara Sarah Bianchi në një deklaratë.

Tregtia midis SHBA-së dhe Tajvanit kishte një vlerë rreth 106 miliardë dollarë (88 miliardë £) në vitin 2020.

Njoftimi vjen pasi Kina nisi stërvitjet e saj më të mëdha ushtarake ndonjëherë rreth Tajvanit pas vizitës së Pelosit në fillim të gushtit.

Sipas Kinës, SHBA-të njohin dhe kanë një lidhje formale me Kinën dhe jo me ishullin e Tajvanit, por megjithatë mbajnë një marrëdhënie “jozyrtare të fortë” me Tajvanin, duke përfshirë shitjet e vazhdueshme të armëve në ishull, në mënyrë që ai të mund të mbrohet.

Pekini e sheh ishullin vetëqeverisës si territorin e tij që duhet të bashkohet me pjesën tjetër të vendit.

Megjithatë, Tajvani është një ishull i vetëqeverisur që e konsideron veten vedn autonom, demokrat të pavarur.

Të ngjashme