ShBA do të rihapë kufijtë për udhëtarët e vaksinuar pas 20 muajsh

Prishtinë | 08 Nën 2021 | 08:28 | Nga Ekonomia Online

SHBA po rihapë kufijtë e saj të hënën për vizitorët e huaj me dy vaksina, duke i dhënë fund një ndalimi 20 mujor të hyrjes.

Ndalimi u vendos nga ish-presidenti Donald Trump për shkak të COVID-19.

Ai ka prekur qytetarët jo-amerikanë nga mbi 30 vende, duke përfshirë Britaninë e Madhe dhe shtetet e BE-së, duke ndarë familjet dhe duke bllokuar turizmin.

Linjat ajrore presin një vërshim vizitorësh pasi kufizimet janë hequr për ata që janë plotësisht të vaksinuar dhe i nënshtrohen testimit dhe gjurmimit të kontakteve.

“Është ndjenjë e mirë, është ndjenjë e mirë!”, tha erome Thomann, kreu i agjencisë së udhëtimeve me bazë në Paris, Jetset Voyages për agjencinë e lajmeve Reuters, duke thënë se ekipi i tij kishte parë një “përtëritje të jashtëzakonshme” në rezervime, raporton BBC, transmeton Klankosova.tv.

Në përpjekje për të ndaluar përhapjen e koronavirusit, kufijtë e SHBA fillimisht u mbyllën për udhëtarët nga Kina në fillim të vitit 2020. Kufizimet më pas u shtrinë në vende të tjera.

Rregullat ndaluan hyrjen për shumicën e qytetarëve jo-amerikanë që kishin qenë në Mbretërinë e Bashkuar dhe një numër vendesh të tjera evropiane, si dhe në Kinë, Indi, Afrikën e Jugut, Iran dhe Brazil.

Sipas rregullave të reja, udhëtarët e huaj do të duhet të tregojnë prova të vaksinimit përpara se të fluturojnë, të marrin një rezultat negativ të testit COVID-19 brenda tre ditëve nga udhëtimi dhe të dorëzojnë informacionin e tyre të kontaktit. Ata nuk do të duhet të karantinohen, transmeton Klankosova.tv.

Të ngjashme