ShBA: ISIS nuk ekziston më, është zhdukur 100 për qind

Prishtinë | 23 Mar 2019 | 08:27 | Nga Ekonomia Online

Departamenti i Mbrojtjes i SHBA-së ka njoftuar se militatët e ISIS nuk mbajnë më asnjë territor në Siri.

Lajmin e ka konfirmuar edhe zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë të premten.

Më herët presidenti amerikan, Donald Trump kishte deklaruar para gazetarëve se ISIS do të zhdukej brenda natës.

Për të vërtetuar ato që thoshte, Trump tregoi një hartë që tregonte territoret e zotëruara nga grupi ekstremist kur ai mori pushtetin dhe territori që zotëronte tani.

Ndërkohë ditën e sotme u njoftua se grupi terrorist është mposhtur 100% pas një sundimi brutal që zgjati 5 vite në Siri dhe Irak.

Fitorja u shpall zyrtarisht këtë pasdite, pasi forcat siriane të mbështetura nga SHBA-të kontrolluan enklavën përfundimtare të mbajtur nga luftëtarët e mbetur të grupit terrorist.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme